Emisioni Në Shënjestër në News24, ka hedhur dritë mbi rolin e “Leksit të Druve” dhe lidhjet e tij me grupet e fuqishme kriminale që vepronin në pothuajse të gjithë territorin nga Lezha e Shkodra dhe më gjerë.
“Leksi i druve” shërbente si informator, veçanërisht ai faktohet si i tillë në informacionet që ofronte për Dorian Dulin.
Ndërsa grupi po e kërkon me qiri Dorian Dulin nëpër Shqipëri, një rast i artë duket në sfond.
Ai do të shkonte në varrimin e mikut të tij Indrit Rraja në Fushë-Krujë, nipi i ndjerë i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Indrit Rraja ndërroi jetë nga Covidi.
Një ish-i dënuar për drogë, mik i ngushtë me Bardhok Pllanaj, që edhe ky u ekzekutua në atentat mafioz në Shkodër.
Shansi për të vrarë Dorian Dulin që nuk ka se si t’u humbasë nga duart, qitësve të tij.
Dosja Hetimore
Më datë 22 Gusht 2020 ora 03.00, Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilalin.
Behari i shkruan: “A don me marrë pjesë apo jo. Nesër i kena në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër, si e ke mendjen?
I kam të gjitha gati, kam paguar informatorin.
Vjen ‘Genci’ me gjithë ‘Brahimin’ prej Sarande, takohen në Fushë- Krujë se ka vdek Indrit Rraja.
I kam me makina e me tana, me armë i kam bërë gati dhe informatorin”.
Astmeri shkruan: “Po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku.
Në orën 11.44, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën”.
Aleksi i shkruan: “Aty i ke, Dorin, Tafilin dhe Ujkanin, ishin të gjjthë, Blerti dhe Bardhi.
Sot ishin të githë, shkojnë edhe për të shtatat. Në orën 5 ka varrimin, une ika se isha me Ardianin”.
Behari i shkruan duke i treguar që, drekën do e hanë tek lokali i Dur Bamit.
Preka i shkruan që, e paske vetë situatën në kontroll, se ky ka shkuar si shok burgu, ska lidhje me to.
Është person që është përherë me to por aty te dreka nuk shkon.
Por duket se edhe ky plan për eleminimin e Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, dështon.
Për arsye që edhe në këtë rast janë të panjohura për grupin hetues.
Por pavarësisht këtij dështimi, grupi vazhdon të informohet nëpërmjet Aleks Ndrekës, në lidhje me lëvizjet e Dorian Dulit.
Dosja Hetimore
Më datë 17 Nëntor 2020 ora 00.45, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.
Në orën 06.47 Aleksi shkruan: Ky don me ble një motoskaf dhe sa ta montojë, ka me dal në liqen dhe me një motorr uji të shpejtë e zen dhe s’ka ku me të ik.
Mundësisht me u vesh sikur policët e kufirit.
Preka i shkruan: “Super, po takona para se me ia dhënë ti.
Aleksi i shkruan që, jam duke ja blerë unë motorrin se don me e montu në skaf”.
Preka i shkruan, po të jap një ide tjetër unë.
Po i vejmë në GPS me numër në të dhe sa herë ka korent jep sinjal se ku është.
Është sa një kuti shkrepse.
Por edhe ky plan për vrasjen e Dorian Dulit nëpërmjet metodës së shpërthimit me eksploziv duke shëtitur me motoskaf në liqen, duket se ka mbetur vetëm një ide në kokën e ekzekutuesve të tij.
Të dëshpëruar, duket se porositësit e vrasjes së tij, kanë tentuar edhe një mundësi të fundit.
Atë të kontaktimit të një killeri me pagesë, siç del të jetë Nuredin Dumani.