Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga momenti i aksionit brenda kampit të muxhahedinëve MEK në Manzë të Durrësit.
View this post on Instagram
Nga pamjet shihet momenti kur anëtarët e MEK nuk lejojnë policinë që të futet brenda kampit. Gjithashtu shihen dhe anëtarë të MEK me thes të zinj nëpër duar duke tentuar të djegin disa materiale, të cilat nuk dihet se çfarë përmbanin brenda.
Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se Policia ka zbatuar një vendim gjykate, dhe se askush brenda territorit të Shqipërisë nuk mund të dalë kundër institucioneve të drejtësisë.