Lindi dhe braktisi foshnjën në një garazh në Tiranë, dërgohet në spital 30-vjeçarja: Në gjendje të rëndë shëndetësore

Policia e kryeqytetit ka arritur të ndalojë nënën që arriti të braktisë foshnjën e sapolindur në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Në një reagim të dytë policia bën me dije se 30-vjeçarja me iniciale E.I, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për shkak të lindjes në kushte të vështira (ne bodrum), vajza ka shfaqur komplikacione me shëndetin.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje.

Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.


Shtuar 8.11.2023 22:04