Me sëpatë dhe 8 kg kanabis në makinë, 30-vjeçari shqiptar godet policin britanik (VIDEO)

Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia britanike dhe është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata e Lartë e Reading.

Erjon Selivrada është arrestuar pasi më parë kishte sulmuar një një oficer, duke shkaktuar madje edhe një aksident në trafikun rrugor, teksa vrapoi në autostradën A34 për të shmangur arrestimin.

Ngjarja me protagonist Selivradën ndodhi në Newbury, ndërsa Policia e Luginës së Thames njofton se pas përfundimit të dënimit me burg, Selivrada do të deportohet në Shqipëri.

Selivrada më pas kaloi nëpër të dy karrexhatat e A34, duke shkaktuar një përplasje midis dy HGV. Në vendngjarje shkoi Shërbimi Ajror i Policisë Kombëtare, që bënë të mundur lokalizimin nga helikopteri të 30-vjeçarit, të cilit iu gjetën pas kontrollit në automjet8 kg kanabis dhe një sëpatë.

Ai u deklarua fajtor për:

Për furnizimin me një drogë të klasëit B, përkatësisht kanabisit;
Posedimin e një arme sulmuese;
Sulm, me qëllim për t’i rezistuar arrestimit;
Posedim të pasurisë kriminale;
Shkaktim të rrezikut për përdoruesit e rrugës;
Drejtimin e mjetit pa patentë;
Përdorimin e një automjeti në rrugë pa sigurim të palës së tretë dhe shpejtësi të lartë./albeu.com