Me sensor të integruar dhe karikim para ndeshjeve, kështu funksionon topi i teknologjisë së lartë në Katar

Topi i Kupës së Botës po bëhet një pikë referimi e epokës së re të futbollit e cila në mënyrë të pashmangshme është e lidhur gjithnjë e më shumë me teknologjinë.

Debati nëse Cristiano Ronaldo shënoi apo jo golin famëkeq kundër Uruguait ka nxjerrë në pah më tej potencialin inovativ të “Al Rihla” të lançuar në Kupën e Botës nga Adidas.

Dhe kjo sepse sensori i integruar konfirmoi se portugezi nuk e preku topin në fund të fundit, duke dëshmuar aftësinë që ka në vetvete ky top.

Ky sensor i veçantë peshon vetëm 14 gram dhe mbështetet nga një bateri e vogël që zgjat 6 orë në përdorim.

Prandaj është në gjendje të dërgojë të dhëna në kohë reale në rrjetin e antenave rreth fushës, me sistemin e mbështetjes specifike që i përpunon ato duke ndryshuar automatikisht (pa ndërhyrjen njerëzore) kur një top tjetër hyn në fushë.

Kjo bateri, me të cilën funksionon sensori, është edhe arsyeja që topat futen normalisht në prizë dhe karikohen lehtësisht para ndeshjve të Kupës së Botës. /G.D albeu.com/