“Më përdhunoi bashkëshorti”, drama e 37-vjeçares: Pas abuzimeve, burri i merr fëmijët dhe e dëbon nga shtëpia

Një 37-vjeçare ka rrëfyer sot në “Shqipëria live” për dhunën psikologjike dhe fizike të përjetuar nga bashkëshorti i saj.

Ajo shtoi se dy fëmijët kanë qenë dëshmitarë të vuajtjes së nënës.

Ana, identiteti i së cilës nuk u bë publik, tregoi se burri kishte marrëdhënie sentimentale të tjera jashtë martese dhe kur vinte në shtëpi, e dhunonte herë pas here.

Me dhimbje, ajo rrëfen se është dhunuar seksualisht, deri në atë pikë sa rrezikonte të ndërronte jetë.

“Jam përdhunuar barbarisht nga ai person dhe kam bërë një ndërhyrje, që nuk e dija a do të dilja gjallë. Pas operacionit, kuptova që m’u dha shansi i dytë për të jetuar dhe u largova”.

Disa muaj më parë, bashkëshorti, me të cilin ende nuk është divorcuar , e ka përzënë nga shtëpia dhe që atëherë, nuk e lejon që të shohë fëmijët.

“Kam shtatë muaj e gjysmë pa i parë prindërit. Ata janë fëmijët tanë dhe duhet t’u gjendemi të dy njësoj. Jetojmë në të njëjtin qytet, por nuk i shoh dot. I bëj thirrje shtetit të më ndihmojë”.

Mes lotësh, Ana e mbyll me një mesazh për nënat shqiptare që mund të jenë në jenë në një situatë të ngjashme:

“Mos të bëjnë të njëjtin gabim që kam bërë unë. Kur u jepet mundësia, me të parën të largohen, siç jam larguar unë. Të marrin fëmijët dhe të ikin, të shpëtojnë. Të mos i ushqejnë fëmijët me urrejtje”./albeu.com/


Shtuar 9.02.2022 14:39