Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në studion e “Real Story” tha se Ndoci është kërcënuar me jetë në paraburgim. Shëmbi solli në vëmendje dhe një atentat të dëshmtuar ndaj Ndocit teksa ndodhej në makinë me baskëshorten e tij, e cila ka qenë shtatzënë në atë kohë.
“Duhet të ishte i shoqëruar, por edhe kur shkon në tualet duhet të jetë pa pranga. Ndërsa në automjet duhet ti ketë duart para dhe me pranga, por në spital pa pranga. Ai është kërcënuar dhe ka të dhëna. Është pranuar edhe nga vetë bashkëpunëtore të drejtësisë që kanë dashur ta eliminojnë. Atë kanë dashur edhe ta vrasin kur ka qenë me bashkëshorten shtatzënë në makinë, por nuk ia kanë arritur dot”, tha ai.
Avoakti i referohet dhe një deklarate të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili në gjykatë ka thënë se Ndocin do që ta vrasë. Avokati thotë se mes Altin Ndocit dhe Nuredin Dumanit ka një konflikt personal, por ende nuk dihet se për çfarë.
“Për mua skyecc si avokat nuk e quaj provë. Qëllimi im si mbrojtës, fakti që është se kemi një legjislacion të caktuar. Këta shtetas kanë mbajtur dhe rezerva vetë. Erion Alibej në koordinimin me Dumanin ka pasur persona të përfshirë dhe nuk ka akuzë. Sipas deklarimeve të tyre, Ndoci dhe Nuredin Dumani nuk kanë qenë shokë. Por ka pasur një konflikt personal mes tyre dhe akoma nuk ka dalë për çfarë ka qenë. Hakmarrja ligjore që i ka bërë Dumani ka qenë fakti që shumicën prej tyre ka dashur t’i vrasë”, tha ai.


