Me numër rekord delegatësh! Berisha çel zyrtarisht Kuvendin, mijëra demokratë e presin në këmbë (VIDEO)

Ka nisur zyrtarisht Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës i cili sapo u finalizua pas 3 muajsh foltore në të gjithë Shqipërinë.

Me një numër rekord delegatësh dhe jashtë pritshmërive, Berisha sot nis Kuvendin ku sipas tij pretendon të rrëzojë nga PD Lulzim Bashën si dhe të rrëzojë vendimin e tij për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Deri më tani në ekranin e madh të stadiumit Air Albania shënon 4909 delegatë të cilët kanë firmosur dhe janë pjesë e këtij Kuvendi.

Deklarata e Berishës para nisjes së Kuvendit;

Berisha: E jashtëzakonshme dita, në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit.

Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe të pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë vendin, jashtë dhe në diasporë. Iu dërgojnë mesazh miqve tanë. Besoj se ai është prej kohësh (Basha) një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta.

Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët dhe nga më të mirët e shqiptarëve. Mirupafshim! Ata që s’kanë mend nuk i bind dot. Është i ftuar në Kuvend. Selia është e PD-së. /albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 11:18