Marina ukrainase ka shkatërruar mëngjesin e sotëm një anije luftarake ruse në portin e qytetit Bardyansk i cili ishte okupuar nga rusët.
Pamjet nga vendi i ngjarjes i publikoi ushtria ukrainase, teksa zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Anna Malyar ka thënë se anija luftarake që u shkatërrua sot mund të bartte 20 tanke, 45 makina ushtarake dhe 400 ushtarë parashutistë.
Siç shkruan The Times, anija luftarake ruse është goditur nga raketat balistike.