Me një gaforre në krye! Shenjat e horoskopit të ministrave në kabinetin “Rama 3”

Teksa të gjithë po merren me profilin politik të ministrave të kabinetit të ri qeverisës “Rama 3”, ketu do te gjeni shenjat e horoskopit të të gjithë ministrave që do të na qeverisin për katër vitet e ardhshme.

Duke ditur që Rama i përket shenjës së Gaforres, një shenjë që njihet sidomos për ndjeshmërinë  e saj të tepëëërt, që shpesh e fsheh me arrogancë  (si e parë kjo apo jo?), por edhe tepër këmbëgulëse për arritjen e qëllimeve të veta, e kujdesshme për ndjenjat e të tjerëve, në thelb është një shenjë lunatike që ka si moto “2 hapa para, 1 prapa) që nuk shkon fare mirë me shenjat e zjarrit, gërmuam për të parë  se si qëndron ky raport astrologjik në qeverinë e re.

Dhe zbuluam goxha gjëra që të bëjnë të mos e marrësh aq lehtë këtë punën e horoskopit. Psh, në qeveri nuk ka asnjë shenjë zjarri, asnjë Dash ( Dashin e ka lënë në opozitë me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën që i përkasin kësaj shenje). Po ashtu nuk kemi asnjë Luan apo Shigjetar. Në qeveri dominon shenja e Peshqve ( 4 ministra dhe shenja e Bricjapit, po ashtu me 4 ministra).

Peshqit njihen si shenja më intuitive e zodiakut, por janë gjithashtu edhe shenja e dytë më posesive e horoskopit. Edhe pse nuk lënë asgjë për të dyshuar në pamje të parë, janë manipulativë, posesivë dhe provokues të lindur.

Ndërsa Bricjapët njihen si punëtor të mëdhenj, si shenjë me këmbë në tokë që di të llogaritë rrezikun e të mbajë përgjegjësi kur duhet. Ndoshta prej këtyre karakteristikave ministri si Financat e Shëndetësinë, Rama ua ka besuar ministreve që kanë qëlluar të “kenë brirët” për t’i përdorur për këdo që u pengon rrugën.

Sipas llogaritjeve tona na rezulton që kemi një qeveri që drejtohet nga uji. (Urojmë të lundorojnë mirë qeveria e mos të na mbytë!) Shumica e ministrave që do të punojnë me Ramën, duket se do të kuptohen mjaft mirë mes tyre duke qenë se kanë të përbashkët të njëjtin element, ujë me ujë, po ashtu edhe ujë me tokën.

Më poshtë merrni vesh të gjitha shenjat përkatëse të ministrave.

Edi Rama, kryeministër- Gaforrja ( 4 korrik)

Arben Ahmetaj, zv ministër-Gaforrja (28 Qershor 1969)

Bledi Çuçi, Ministër i Brendshëm-Akrepi (14 nëntor 1970)

Olta Xhaçka,Ministre e Punëve të Jashtme- Bricjapi (25 dhjetor 1979)

Evis Kushi, ministre e Arsimit – Peshorja 7 tetor 1975

Delina Ibrahimi, ministre e Ekonomisë dhe Financave-Bricjapi ( 23 dhjetor)

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë- Bricjapi (31 dhjetor 1978)

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit –Peshqit ( 4 March 1966)

Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë-Peshorja (5 Tetor 1973)

Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes- Akrepi (11 nëntor 1970)

Frida Krifca, ministrie e Bujqësisë- Peshqit ( 20 mars 1978)

Belinda Balluku, ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë- Peshorja (9 tetor 1973)

Elva Margariti, ministre e Kulturës- Binjakët (14 qershor 1980)

Elisa Spiropali,  ministre shteti për marrëdhëniet me Parlamentin- Peshqit (15 mars 1983)

Milva Ekonomi, ministre shteti për Standardet dhe Shërbimet- Bricjapi ( 31 dhjetor)

Edona Bilali, ministër shteti për Biznesin dhe Sipërmarrjen- Binjakët ( 13 qershor 1989)

Bora Muzhaqi, ministër shteti për Rininë dhe Fëmijët- Peshqit ( 11 Mars 1990)/ revistawho.com