Me lëndë narkotike në motor, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Policia ka vënë në pranga dy persona në Divjakë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas një hetimi njëmujor, operacioni policor i koduar “Grabiani”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.

Në kuadër të procedimit penal të nisur rreth një muaj më parë, referuar nga Komisariati i Policisë Divjakë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u finalizua operacioni policor i koduar “Grabiani”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. P., 33 vjeç dhe V. Q., 54 vjeç, të dy banues në Grabian, Divjakë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin tip “Linfan”, me drejtues shtetasin M. P. dhe pasagjer shtetasin V. Q., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, gati për shitje.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë./albeu.com