“Më keni arrestuar kot”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Prekë Tonajt në Shkodër

Vetëm 22 orë pas vrasjes së Prekë Tonajt në një lokal në fshatin Gurdë e Re në Shkodër, policia bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, Eduart Kësolla.

30-vjeçari është shprehur në polici se nuk ka lidhje me vrasjes e 47-vjeçarit dhe së është arrestuar kot.

“Më keni arrestuar kot, nuk kam lidhje me ngjarjen”, është shprehur Kësolla.

Policia pas arrestimit bëri me dije se “bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje”. /albeu.com


Shtuar 15.02.2022 10:29