Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka bërë një reagim lidhur me situatën e tensionuar në Partinë Demokratike. Në reagim e saj, Lala ka përmendur edhe gazetarin Artan Hoxha, i cili ishte mbrëmë në Opinion për të folur mbi këtë çështje.
Një komentues e ka “ngacmuar” Lalën duke i thënë se i duket se është me Partinë Demokratike. Këtij komenti, Lala ka zgjedhur t’i përgjigjet.
“Unë e Artan Hoxha vetëm me parti nuk jemi dhe as do jemi. Kostumi i politikës është i pistë vëlla”, i shkruan Lala./albeu.com/