Ky është momenti kur burri i Caroline Crouch ka mbërritur në gjykatë pasi u akuzua për vrasjen e saj.
Nga pamjet shihet qartë që ai mban veshur një jelek antiplumb në ngjyrë të bardhë, maskën antiCovid si dhe i rrethuar nga forca të shumta policie.
Ditën e djeshme, Babis Anagnostopulos pranoi se ai e mbyti 20-vjeçaren deri në vdekje pasi prova të reja dolën në dritë.
32-vjeçari përmes avokatit të tij ka kërkuar një dënim shembullor.
Sipas avokatit, Vassilis Spyrou , i akuzuari është “tronditur nga fakti i vdekjes së Caroline” ndërsa vlerësimi i tij personal është se klienti i tij “u relaksua” me rrëfimin e tij.
32-vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje, e kryer në një gjendje të qetë mendore” dhe “abuzim me kafshët”. Ai akuzohet gjithashtu edhe për shkeljet: “akuza e rreme” sepse bëri të dyshuar të tjerë për veprimet e tij dhe “dëshmi të rreme”.
Policia greke në deklaratën zyrtare tha se patën indice që në fillim se vrasësi i 20-vjeçares ishte bashkëshorti i saj. Ky i fundit sajoi skenarin e grabitjes, madje mbyti edhe qenin që të dukej sa më i besueshëm. Madje, teksa fliste për tre grabitës që iu futën në shtëpi, ai tha se njëri prej tyre fliste shqip. Hetuesit arritën të zbardhin ngjarjen me anë të pajisjeve teknologjike, ora biometrike që Caroline kishte në dorë dhe telefoni smart i autorit.