Procedurat televizive të funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth pritet të thyejnë të gjitha rekordet e mëparshme dhe të bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë më i ndjekur i të gjitha kohërave.
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës pritet që të mblidhen javën e ardhshme për të parë kapitullin e fundit të Epokës së Dytë Elizabetiane. Mbulimi i drejtpërdrejtë i ngjarjes historike do të transmetohet në BBC One, BBC News dhe iPlayer gjatë gjithë ditës, ndërsa ITV do ta transmetojë ngjarjen drejtpërdrejt në kanalin e saj kryesor.
Zyrtarët presin që në Westminster Hall të shkojnë gjysmë milioni vizitorë për të parë personalisht arkivolin e Mbretëreshës, përpara funeralit shtetëror të hënën. Ata që nuk janë në gjendje të vizitojnë kryeqytetin, në vend të kësaj do të ndezin televizorin e tyre në transmetimin 24 orësh live të ngjarjes së rëndësishme.
Ekspertët e industrisë kanë deklaruar se 4.1 miliardë shikues mund të shikojnë funeralin, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 3.5 miliardë që thuhet se panë të madhin e boksit Muhammad Ali duke hapur Olimpiadën e Atlantës në 1996.
Nëse parashikimet e tyre janë të sakta, funerali shtetëror i Mbretëreshës do të eklipsojë të gjitha rekordet e tjera të transmetimit, duke përfshirë koncertet Live8 në 2005, festimet e fishekzjarreve të Vitit të Ri të Sidneit në 2010 dhe dasmën e Princit Charles dhe Lady Diana.