Mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar takimin e parë me Lulzim Bashës.
Berisha ka rrëfyer se e ka njohur Bashën për herë të parë në vitin 1991, ai kiste shkuar në takim me pantallona të shkurtra dhe i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Aurela Basha.
“Unë Bashën e kam njohur që në vitin 91. Ka ardhur tek unë për herë të parë me Baje Kohen i cili ishte një personazh shumë i njohur, një patolog holandez që kishte kontribuuar në Kosovë.
Mund të ketë ardhur me pantallona të shkurtra. Nga e kishte njohur Basha, Bajen Kohen? Nuk e di. Ai për mua ishte një personalitet që kishte kontribuar për fëmijët në Kosovë.
Që nga ajo kohë kisha njohur edhe më shumë Lulzim dhe Aurela Bashën. Kjo e fundit bashkë me një zonjë tjetër amerikane kishin një organizatë me të cilën ndiqnin jetën parlamentare por vinin rregullisht edhe në Strasburg me pagesa nga Holanda. Ideja e Kohen ishte një ide që më kishte lindur me kohë që kur t’i gjeja njerëzit”, tha Berisha./albeu.com