Me çfarë shpejtësie lundron anija më e bukur në botë? Përgjigjen e jep komandanti i saj

“Amerigo Vespucci” është anija më e bukur dhe historike e marinës italiane. Ajo njihet edhe si veliera aktualisht më e bukur në botë. Ka dalë në lundrim në vitin 1931 dhe shërbente për trajnimim e oficerëve të rinj të marinës. Anija u ndërtua sipas një modeli të viteve 1700. Është afro 100 metra e gjatë. Ka 3 direke dhe 2700 m/2 vela. 37 km litarë dhe arrin me vela shpejtësine 27 km/orë. Ajo ka lundruar në gjithë detet e botës dhe ka bërë dy herë udhëtimin rreth globit. Për këtë i duhen 18 muaj. 8 javë më parë u ankorua në Durrës për një vizitë 3-ditore.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, komandanti i anijes Romanjoli ka dhënë më në detaje se me çfarë shpejtësie lundron anija.

Blendi Fevziu: Këto janë fotot e aktiviteteve të anijes gjatë 91 viteve?

Komandant Romanjoli: Po, këto janë foto kujtimesh, janë dhe dhurata.

Blendi Fevziu: Zakonisht me çfarë shpejtësie lundron anija?

Komandant Romanjoli: Zakonisht lundron me shpejtësinë më pak se 15 kilometra në orë kur udhëtojmë me motor dhe shpejtësia maksimale me motor është 10 deri në 12 kilometra në orë. Shpejtësia maksimale është rreth 18 kilometra në orë me motor, ndërsa me vela kemi një rekord prej rreth 25 kilometra në orë.

Blendi Fevziu: Pra, me vela është më e shpejtë se sa kur përdor motorrët?

Komandant Romanjoli: Po, të ketë shumë erë, po./tvklan.al