Me çadër nën pikat e shiut, Rama poston fotografinë unike (FOTO LAJM)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar një foto të veçantë në Facebookun e tij.

Rama shihet së bashku me një personalitet të vendeve europiane, të dy me çadra në duar, nën pikat e shiut që e bëjnë edhe më interesante situatën.
Fotografia është bërë në Slloveni, në samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit perëndimor.

Pritet që atje të mbahen diskutime të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të rajonit dhe integrimin në BE./albeu.com