VIDEO/ Skandal në Bruksel, kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së

Një incident diplomatik ka ndodhur gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, pasi në aktivitet u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.

Sipas programit, në mbrëmjen hapëse të 15 nëntorit ishte parashikuar të performonte Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”.

Të lidhura

None found

Megjithatë, interpretimi i kësaj kënge ka nxitur reagime të ashpra nga përfaqësuesit e Kosovës, të cilët e konsiderojnë të papranueshme përfshirjen e saj në një aktivitet zyrtar të BE-së.

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, e ka cilësuar ngjarjen skandaloze dhe ka kërkuar shpjegime nga komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, nën drejtimin e së cilës organizohet forumi.

Në një reagim në platformën X, Zulfaj theksoi se kënga lidhet me nacionalizmin serb dhe me periudhën e regjimit të Slobodan Millosheviçit, kur Kosovës iu hoq autonomia dhe popullsia shqiptare u përball me represion.

Ai kërkoi gjithashtu të mësojë se si u përzgjodh ky repertor dhe çfarë masash do të ndërmerren nga Komisioni Evropian.

Zulfaj ngriti edhe shqetësimin për mungesën e Kosovës në aktivitet.

 


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet