Zbulimi i ri shkencor që jep shpresë për njerëzit me sëmundje mendore

Një grua me depresion të rëndë është trajtuar me sukses me një implant eksperimental të trurit, duke sjellë një avancim “mahnitës” që ofron shpresë për ata me sëmundje mendore të pazgjidhshme.

Pajisja funksionon duke zbuluar modelet e aktivitetit të trurit të lidhura me depresionin dhe duke i ndërprerë ato automatikisht me impulse të vogla stimulimi elektrik thellë brenda trurit.

Pacientja 36-vjeçare, Sarah, tha se terapia e kishte kthyer atë në “një jetë me vlerë”, duke e lejuar të qeshë spontanisht për herë të parë në pesë vjet.

Megjithëse terapia është testuar vetëm në një pacient, suksesi shihet si jashtëzakonisht i rëndësishëm. Eshtë demonstrimi i parë që aktiviteti i trurit me simptoma të sëmundjeve mendore mund të kthehet në një gjendje të shëndetshme, madje edhe në një pacient i cili ka vuajtur për vite me radhë.

“Ne nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë lloj terapie të personalizuar më parë në psikiatri,” tha Katherine Scangos, një asistente profesore e psikiatrisë klinike në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko (UCSF), e cila drejtoi punën.

“Ky sukses në vetvete është një përparim i jashtëzakonshëm në njohjen tonë të funksionit të trurit që qëndron në themel të sëmundjeve mendore.”

Burimi: The Guardian


Shtuar 6.10.2021 15:57