Me “AR-15” dhe granatahedhës, batalioni i dytë i Këmbësorisë stërvitje në prag të testimit nga NATO (VIDEO)

Teksa lufta mes Rusisë e Ukrainës ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë aktorëve ndërkombëtar, batalioni i dytë i Këmbësorisë së Forcave të Armatosura po tregon se është në lartësinë e duhur për t’u certifikuar nga Aleanca e NATO-s.

Ky batalion, i cili është në prag të testimit nga NATO, zhvilloi ditën e sotme një stërvitje ushtarake.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndau sot edhe një video.

“Në prag të testimit nga NATO, batalioni i dytë i Këmbësorisë po tregon se është në lartësinë e duhur për t’u certifikuar nga Aleanca”, theksoi Peleshi.

Peleshi nënvizoi se, “trupat e këtij batalioni, të rinj dhe me përvojë, demonstruan aftësi mbresëlënëse operacionale, si në veprimet luftarake, ashtu edhe ato logjistike”.

Markeljana Çekrezi, komandante e togës logjistike, i është bashkuar Forcave të Armatosura, që në vitin 2018.

“Për mua është një eksperiencë e re. Duke qenë se jam rritur nga një familje ushtarakësh, jam rritur me uniformën dhe mendova që të sprovoja veten, të luftoja ose të jepja diçka për vendin tim”, shtoi ajo./albeu.com/