Policia italiane ka sekuestruar mbi 12 mijë doza kokaine me një vlerë totale rreth 120 mijë euro.
Në kuadër të operacionit është arrestuar një 27-vjeçar shqiptar me precedentë penalë dhe banim në provincën e Lucca-s.
Gjatë kontrollit në makinën e tij policia gjeti mbi gjysnë kilogrami kokainë.
Ai u ndalua për një kontroll rutinë, por oficerët dyshuan kur shqiptari shfaqi shenja nervozizmi. Kjo bëri që karabinierët të ushtronin një kontroll më të imtësishëm çka solli dhe zbulimin e kokainës.
Burri u arrestua për trafik droge dhe u dërgua në burgun Capanne./Albeu.com/