Këtë të shtunë, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës, ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte një 66-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari i identifikuar si Preng Ndreka, banues në Shënkoll ka mbetur i plagosur rëndë.
Të lidhura
None found
Ndreka është transportuar në spital për të marrë ndihmën e specilaizuar mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
