Pasi 32-vjeçari Babis Anagnostopulos pranoi krimin se mbyti bashkëshorten e tij Carolinën dhe ngriti gjithë skemën e mashtrimit, në rrjet kanë shpërthyer komente dhe replika të ndryshme.
Sipas psikiatrit grek Dimitris Souras 32 vjeçari është naiv që besoi se kreu një krim të pazbulueshëm kur vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare.
“Ai është një antagonist…arriti të kryente ato veprime pa emocion apo pendesë, një personalitet i lindur për krim. U tregua naiv dhe besoi se kishte kryer një krim të .”
Protothema shkruan se drejtori i Klinikës Psikiatrike të spitalit Metropolitan tha se sjellja e pilotit 32-vjeçar ishte kafshërore.
“Ai luajti një teatër të ndyrë, ai është një njeri kafshë, me shumë respekt për kafshët”, shtoi psikiatri.
I pyetur nëse piloti ishte i sëmurë mendor, psikiatri theksoi : “Të sëmurët mendorë nuk kanë aftësi të organizojnë asgjë, ata vrasin në irracionalitetin e tyre, askush nuk do të jetë në gjendje të dokumentojë se 32-vjeçari ishte i sëmurë mendor“.