Një anije mallrash nga Emiratet e Bashkuara Arabe me 30 anëtare në bord është përmbytur në brigjet e Iranit në rajonin e Gjirit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një zyrtar iranian është shprehur se ka nisur një operacion për të shpëtuar anëtarët e ekuipazhit të saj.
“Një anije mallrash e Emirateve që transportonte automjete u mbyt rreth 50 kilometra nga porti i Assaluyeh në provincën Bushehr dhe është nisur një operacion për të shpëtuar 30 anëtarë të ekuipazhit,” ka thënë ai.
https://twitter.com/HoseinMortada1/status/1504390963132870656?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504390963132870656%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fmbytet-anija-e-mallrave-me-30-anetare-ekuipazhi-ne-bord-ne-iran%2F