Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, reagon Rama: Nuk kemi patur presion nga Erdogan dhe nga askush

Pasi ka mbarur mbledhja në kryesinë e Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka bërë një deklaratë me mediat ku ka zbuluar edhe disa detaje.

Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me shkollën “Mehmet Akif”, ky i fundit është shprehur se Erdogan nuk lidhje me këtë veprim.

Edi Rama:

“Nuk kemi patur presion nga Erdogan, gjerat që bëhen bëhen për një qëllim. Merrni dhe shikoni dokumentacionin po te ishte për çështje politike pse duhet te merreshim ne me kolegjet e vajzave. Ministria e arsimit nuk është hera e parë që ka hequr një licencë shkolle. Godina është spostuar diku tjetër, kjo nuk është e ligjshme. Asnjë politikan nuk mund të ndërhyjë në Shqipëri pasi jam unë kryeministri i Shqipërisë nuk jam as i turqve as amerikanëve”.

 


Shtuar 27.09.2022 19:36