Kreu i PD, Sali Berisha e ka mbyllur marshimin e nisur nga kryeministria e për të vijuar më pas te parlamenti, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës, selia e PS, tek selia blu ku u ka bërë sërish thirrje qytetarëve.
Ai tha se sot përmbyllet dita e parë e reolucionit demokratik, i cili do të mbyllet vetëm kur të rrëzohet monizmi.
Berisha ftoi gjithashtu qytetarët që ditën e hënë të mblidhen sërish për të protestuar para parlamentit.
“Tani shpërndahemi, pasi i dhamë një mesazh të fuqishëm shprese besimi, fitoreje, shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që ndodhen. Psi u dhamë një mesazh të fuqishëm miqve tanë në botë, se revolucioni ynë ëhstë një betejë jetike, ëhstë mision i shenjtë, se idealet tona nuk ka forcë në botë që t’i mposht. Jemi të vendosur më shumë se kurrë të vazhdojmë revolucionin tonë deri në përmbysje e plotë të monizmit. I kërkoj policisë të lirojë menjëherë protestuesit, luftëtarët e lirisë, në rezistencën paqësore, pasi çdo cënim i yre, cilido që ta bëjë do të regjistrhet si armik. Kurse protestuesit si të persekutuar politik. Ju bëj thirrje ju të gjithëve duke ju falenderuar që ndoqët këtë marshim, ditën e hënë në orën 17:00 të gjithë para parlamentit,. Parlamenti ëhstë i qytetarëve, jo bandës, o trafikantëve, jo kriminelëve”, u shpreh Berisha.