Ka përfunduar seanca gjyqësore, duke u dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihuci, më 11 mars të vitit 2024 në qëndër të qytetit të Fierit.
Mesditën e sotme, janë paraqitur të gjitha palët pasi është dhënë edhe vendimi.
Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e shkallës së parë të juridiksionit Fier, seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
Trupi gjykues përbëhej nga kryetar Genci Busho dhe anëtarë Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni.
Prokuror i çështjes ka qënë Petrit Vukaj, ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokat Ervis Goxhaj.
Pasi u lexuan faktet në dosje dhe dëshmitë e dhëna në prokurori, Petrit Vukaj, ka kërkuar shpalljen fajtor të të akuzuarëve ku për Florian Mukën ka kërkuar 25 vite burg dhe për të miturin KM (kushëriri i Florianit) 12 vjet burg.
Mbrojtja nga ana e saj e përfaqësuar nga avokat Ervis Goxhaj, ka pohuar para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen, por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetmbrojtjes.
Ndërsa i mituri KM 16-vjeç, vëllai i autorit të ngjarjes, ka pohuar se ai ka qënë prezent kur ka ndodhur sherri dhe është kryer vrasja , por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera.
Akuza ishte vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim sipas nenit 78/1 , per Florian Muken u kërkua 25 vjet burg , por mëqënëse e ka pranuar vrasjen , ka kërkuar falje u dënua me 12 vjet burg në bazë të nenit 76, dhe per te miturin 12 vjet por për moskallëzim krimi u dënua me 1 vit burg gjë që e ka kryer në paraburgim dhe është lënë i lirë.