Mbyllet gjimnazi në Korçë, mësim “online” për shkak të infektimeve me Covid

Gjimnazi “Irakli Tërova” në Korçë është mbyllur dhe mësimi do të vijojë nga distanca për shkak të infektimit me Covid-19 të një pjesë të nxënësve dhe mësuesve.

Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale të Agrobiznesit Adrian Sheremeni thotë për ABC se mësimi online do të nisë nga dita e somte dhe do të vijojë për të paktën 10 ditë në vijim. Nga 11 mësues që ka ky gjimnaz bujqësor, 5 sipas drejtorit kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

“Duke pasur parasysh ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësueseve, nëse do të ketë raste të negativizimit mund të shohim mundësinë të kthehemi,” tha Sheremeni.

Në këtë shkollë vijojnë procesin mësimor 180 nxënës, 10 për qind e të cilëve janë të infektuar.  Ky është institucioni i parë arsimor i cili i kthehet mësimit nga distanca që nga ndryshimi i masave anti-covid në vend pas uljes së shifrave gjatë periudhës së verës. /abcnews.al

Shtuar 18.01.2022 12:09