Gjykata cakton datë për ndryshimet statutore në PD, lë “pezull” Komisionin e Rithemelimit

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e PD të 17 korrikut 2021. Seanca e parë që do shqyrtojë këtë çështje nga gjyqtarja Blerina Muç pritet të zhvillohet më 15 shkurt.

Ndërsa për kërkesën e  Komisionit të  Rithemelimit të Partisë Demokratike e cila në dhjetor dorëzoi një kërkesë  gjykatës për ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e datës 11 dhjetor të mbajtur në stadiumin “Air Albania”, gjykata nuk ka caktuar ende asnjë datë. Pritet që në ditët në vijim gjykata të marrë një vendim dhe të caktojë një datë për ndryshimet statusore të Komisionit te Rithemelimit.