Barcelona mbetet e vëmendshme ndaj situatës së Van de Beek

Donny van de Beek është sërish në sy të Barcelonës dhe e verteta  është se holandezi ka qenë në axhendën e Blaugranas në disa raste. Hera e parë ishte kur ai ishte pjesë e Ajax-it, por më në fund ishte Manchester United ai që mbizotëroi në ofertë. E dyta ishte vetëm pak muaj më parë, por me të mbërritur Xavi e ndërpreu operacionin pasi e konsideroi të panevojshëm.

Tani, pak më vonë, bordi rikthehet për të rikuperuar këtë interes dhe nga klubi ata e shohin si një mundësi unike për të marrë lojtarin. Holandezi vazhdon të mos preferohet nga Rangnick ashtu edhe më parë nga Solskjær dhe nga klubi anglez kanë kohë që kërkojnë një rrugëdalje.

Me një kontratë në fuqi deri në qershor 2025 në Manchester ata madje janë të gatshëm të heqin dorë nga ajo për të lëshuar një shenjë dhe për të kursyer atë pjesë të pagës.

Parimisht nga Barcelona nuk kanë bërë ende asnjë lëvizje por nuk e harrojnë situatën e lojtarit dhe nuk përjashtohet një ofensivë përballë gjurmëve të fundit të merkatos. r.t/albeu.com

Shtuar 18.01.2022 12:13