Mbreti Charles III të mërkurën vizitë zyrtare në Gjermani

Berlini po përgatitet të hapë “qilimin e kuq” për mbretin Charles III.

Vizita e tij në Francë mund të jetë shtyrë pas trazirave sociale për ndryshimet e pensioneve të Presidentit Emmanuel Macron dhe dhunën në qytetet e vendit, por monarku 74-vjeçar do të vizitojë centralin elektrik të Eurozonës të mërkurën siç ishte planifikuar.

Menjëherë pas “megagrevës” së sotme në sektorin e transportit, qeveria Scholz po përgatitet të mirëpresë djalin e madh të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth në kryeqytetin gjerman, me nderime kreut të shtetit.

Mbreti Charles, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Camilla, pritet të qëndrojë në hotelin luksoz të Berlinit “Adlon”.

Në hotelin me pesë yje kanë qëndruar emra të famshëm si Michael Jackson, Dalai Lama dhe nëna e monarkut britanik.

Sipas një përfaqësuesi të hotelit, që nga vizitat e Elizabeth, stafi i njeh shumë mirë preferencat e anëtarëve të familjes mbretërore britanike.

Suita presidenciale, ku pritet të qëndrojë çifti mbretëror britanik, është 185 metra katrorë, kushton 20 mijë euro nata, ka një krevat king size dhe pamje nga Porta e Brandenburgut. Në banjën e suitës presidenciale, monarku britanik dhe Camilla do të kenë saunën e tyre.


Shtuar 27.03.2023 15:54