Mbreti Charles III në panairin në Britani, mahnitet nga veshjet kombëtare shqiptare (VIDEO)

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë vizituar një lagje verilindore të Londrës për të takuar përfaqësues të komunitetit të cilët ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britani.

Gjatë vizitës së tyre, Mbretëresha dhuroi 25 lodra për Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, për t’i dërguar fëmijëve që jetonin në hotelet e azilit, dhe një donacion në emër të mbretit që do të përdoret për ushqime.

Në një moment Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III është ndalur në tryezën ku ndodheshin shtetase shqiptare.

Mbreti i Britanisë, Charles III dhe Mbretëresha Camilla u mahnitën nga veshjet kombëtare shqiptare. Me kuriozitet dhe i mahnitur Charles III pyet vajzat se kur kanë mbërritur në Angli dhe a janë penduar që kanë shkuar. Ndërsa i tregojnë veshjet tradicionale të Shqipërisë ato shprehen: Është kënaqësi, po përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është pjesë e Shqipërisë, heroi Shqipërisë

@iconstyle.media

🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

♬ original sound – ICONSTYLE

.

 


Shtuar 22.12.2024 16:29