Mbretëresha refuzon çmimin “E moshuara e vitit”: Njeriu është i vjetër aq sa ndihet

Mbretëresha Elizabeth II ka refuzuar çmimin “E moshuara e vitit” që iu dha nga një revistë. Pasi e refuzoi çmimin, mbretëresha tha: njeriu është aq i vjetër sa ndihet.

95-vjeçarja me mirësjellje, por me vendosmëri e refuzoi çmimin, por i dërgoi revistës “Oldie” një mesazh me urimet më të ngrohta.

Monarkja do të shënojë  Jubileun e saj Platinum vitin e ardhshëm pas 70 vjetësh si nbretëreshë.

Burri i saj i ndjerë, Duka i Edinburgh, ishte “I moshuari i vitit” në 2011./albeu.com

 

 

 

 

 


Shtuar 19.10.2021 22:40