Analisti, Sadri Ramabaja në një intervistë në Ora News u shpreh për lajmin e mbledhjes së dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës se ka një reflektim të dyanshëm sidomos nga ana e Tiranës.
Ramabaja: Është lajm që do duhej që me kalimin e kohës të bëhet i zakonshëm.
Sepse kemi të bëjmë me dy parlamente të dy Republikave shqiptare të dy gjysmave të Shqipërisë.
Sepse si tërësi unë e konsideroj Shqipërinë dhe shpresoj shumë që brenda 10 vjetëshit që po hyjmë të realizohet në formën e një Federate shqiptare këta 260 deputetë të dy Republikave tona, pra këta deputetë do duhej të kishin për nder të legjislaturave që vijnë që të jenë bartës të këtij projekti.
E para të përafrohen që të dy parlamentet duke ecur drejt krijimit të një parlamenti të përgjithshëm shqiptar.
Sepse kjo do të ishte krejtësisht e mundshme, e para që në këtë mbledhje do doja që të krijohej një sekretariat i punës që do të evidentonte këto veprime dhe natyrisht do të merrte iniciativat të veçanta për të bartur vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë duke ia përçuar pastaj ekzekutivit si në Tiranë edhe në Prishtinë për të realizuar atë vullnet në fusha të ndryshme.
Ka një reflektim të dyanshëm sidomos nga ana e Tiranës se ka pasur gabime në politikën e jashtme. Përafrimi dhe bashkimi i Shqipërisë politike me projektin e Ballkanit të Hapur ishte thembra e Akilit.