Shoferi i cili mbeti i bllokuar në autobot pas aksidentit në aksin Lushnjë-Berat, ka ndërruar jetë. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, Petro Piti, humbi jetën pasi mbeti i bllokuar, edhe pse qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.
Siç raportohet mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Gjithashtu zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është bllokuar pasi është e lagur me karburant.