Mbështetësit e Vetëvendosjes nisin festën në Gjilan, policia nuk i toleron

Policia e Kosovës po tenton të shpërndajë simpatizantët e LVV-së në Gjilan. Kjo për shkak të kufizimit të lëvizjes për shkak të rregullave të pandemisë Covid-19.

Mbështetësit e VV kanë filluar të mblidhen për të festuar para teatrit të qytetit.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga KQZ, rezultati në Gjilan vazhdon të jetë mjaft i ngushtë mes kandidatit të VV-së, Alban Hyseni si dhe kandidatit të LDK-së, Lutfi Haziri./albeu.com


Shtuar 17.10.2021 23:45