Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat ku një fëmijë 18 muajsh ka mbërritur pa shenja jete në spital.
Autoritetet shëndetësore sqarojnë se fëmija kur erdhi në spital ishte pa shenja vitale dhe pa asnjë informacion për shkakun e vdekjes dhe të gjendjes se tij shëndetësore.
Mjekët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Gjithashtu mjeku i familjes dhe infermieri konfirmojnë se fëmija , edhe ne Qendrën Shëndetësore të Dimalit ka shkuar pa shenja jete, i shoqëruar nga nëna dhe infermieri i Qendrës Shëndetësore Pashalli. Edhe pse pa shenja vitale, ai u transportua nga Qendra Shëndetësore Dimal për në Spitalin rajonal Berat.
Gjate transportit me autoambulance është asistuar nga ekipi mjekësor. Në shërbimin e pediatrisë u konfirmua gjithashtu që fëmija është pa shenja jetë.
Ndërkaq, bëhet me dije se familjarët nuk kanë pranuar që të bënin autopsi dhe sapo e tërhoqën trupin e fëmijës nga spitali. /albeu.com/