Mbërrin në Teatrin e Operas dhe Baletit arkëmorti i shkrimtarit Ismail Kadare, e bija në lot

Këtë të mërkurë, do të përcillet për në banesën e fundit trupi i gjeniut të ndjerë të Letërsisë Shqipe, Ismail Kadare. Mësohet se Kadare, do të nderohet me ceremoni shtetërore.

Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore, është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit.

Homazhet publike për të, do të mbahen në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit në orën 09:00.

Pak çaste më parë, trupi i pajetë i shkrimtarit Kadare, ka mbërritur në Teatrin e Operas dhe Baletit.