E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet e pasigurt.
Sulmuesi francez, të cilit kontrata me PSG-në i skadon në verë, ende nuk ka nënshkruar kontratë me Real Madridin. Në të njëjtën kohë, klubi madrilen mbetet i bindur se do të nënshkruajë me futbollistin 23-vjeçar.
Media spanjolle El Confidencial shkruan dje se Mbappe është lodhur nga atmosfera në PSG dhe marrëdhënia e tij me presidentin e parisienëve, Nasser Al-Khelaifi është shumë e ftohtë.
Foot Mercato hedh poshtë këtë informacion dhe shkruan se Kilian ka një marrëdhënie të shkëlqyer me një president që e ka mbështetur gjithmonë.
23-vjeçari ka bërë 37 paraqitje për PSG -në në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 14 asistime. /albeu.com/