Mbante thikë në brez, arrestohet 50-vjeçari në Divjakë

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar pasi u kap me thikë në brez. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/ Mbante armë të ftohtë me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

*Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë që patrullojnë në plazhin e Divjakës, me një armë të ftohtë (thikë), të cilën e mbante me vete në brez.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./albeu.com


Shtuar 14.07.2021 13:06