Mbajti ‘peng’ fëmijët në Durrës, flet 40-vjeçari Aleks Marku: Më sulmuan dashnorët e gruas

Shtetasi Aleks Marku, babai që mbajti ‘peng’ fëmijët për disa orë dhe qëlloi me kallashnikov, duke terrorizuar banorët në Durrës dy ditë më parë, pranë Shkëmbit të Kavajës.

“Më sulmuan dashnorët e gruas”, kështu ka deklaruar në gjykatën e Durrësit,

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj, vendosi masën arrest me burg.

Ndaj 40-vjeçarit rëndojnë 3 akuza, armëmbajtje pa leje, shkatërrim i pronës dhe kundërshtim i forcave të policisë.

Dyshohet se 40-vjeçari, ka qenë nën efektin e narkotikëve dhe është trembur nga imazhi i vetë në pasqyrë.

Në momentin e ngjarjes gruaja e tij Bardha Marku ka qenë në Itali.


Shtuar 17.05.2024 14:49