Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ditën e sotme ka marrë vendimin për të shkarkuar drejtoreshën Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi.
Vrapi drejtonte këtë drejtori që prej vitit 2014 e deri në ditët e sotme.
Nuk ka ende informacion për arsyet e largimit të saj nga posti i drejtores së QSHA-së.
Kujtojmë se Qendra e Shërbimeve Arsimore është kritikuar shpesh nga maturantët për testet e Maturës Shtetëore. Maturantët janë ngritur disa herë në protesta në vitet e fundit, lidhur me mënyrën e artikulimit të testeve dhe vështirësitë sipas tyre të hasura në to./albeu.com/