Pas deklaratës së ministres së Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se nëse niveli është kaluar, do të rishikohet vlerësimi dhe përcatimi i pikëve në testin e Matematikës, kanë ardhur reagime nga maturantët që po protestojnë. Në një prononcim për ABC një maturant është shprehur se Ministria dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore po tentojnë t’ju hedhin hi syve.
“Duan të na hedhin hi syve por kanë për të na ndalur protestën. Do të vazhdojmë mundet edhe të bojkotojmë provimin e ardhshëm,” tha një prej tyre.
Kujtojmë se sot po zhvillohen protesta në disa qytete të Shqipërisë nga maturantët, pasi këta të fundit pas mbarimit të testit të Matematikës janë shprehur se pyetjet kanë qenë shumë të vështira./albeu.com