“E shkatërroi dy herë tumorin”, reagon për herë të parë vajza e Adriana Matoshit (FOTO LAJM)

Aktorja Adriana Matoshi ka kryer sot me sukses operacionin në kokë pas ridiagnostikimit me Tumor në Tru.

Kaona, vajza e madhe e aktores dhe deputetes, ka ripublikuar një fotografi të së ëmës e cila mban mbishkrimin”

“E ka shkatërruar dy herë tumorin. Cila është superfuqia jote?”.

Më herët ka reaguar edhe i dashuri i saj, Keith Owen Groeneveld, me mbishkrimin: “Faleminderit Zot. Operacioni ishte i suksesshëm”

Adriana Matoshi lajmëroi dy ditë më parë se turmori në tru i ishte rikthyer pas 9 vitesh. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ku me forcën që di ta ketë vetëm ajo tregoi se ishte e sigurt se do t’ja ditle dhe për fat të mirë rezultoi pikërisht ashu.

“Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN.
Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.
N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.
Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.
N’fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja.”, shkruante ndër të tjera aktorja.


Shtuar 1.12.2021 16:07