Mashtrimi me dosjen ruse të Trump, prangoset informatori kryesor

Informatori kryesor i dosjes së ish-presidentit, Donald Trump, është arrestuar.

Shkak për këtë janë bërë akuzat për mashtrim në dosjen ruse të Trump.

Akuzat për bashkëpunim të ish-presidentit Trump me Rusinë dhe dyshimet për një ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane kur ai u zgjodh president kanë qenë kryetituj të medieve amerikane për një kohë të gjatë, dhe pjesë e rëndësishme e debatit politik.

Analisti rus, Igor Danchenko, është arrestuar për dëshmi të rreme. Spekulimet për një dosje të lidhjeve ruse me Trumpin e kanë burimin nga ish-agjent i shërbimit inteligjent britanik Christopher Steele.

Dachenko ka punuar dhe ka furnizuar me informacion ish-agjentin britanik, teksa demokratët amerikanë i kanë përdorur këto informacione për të kërkruar hetim të thelluar.

Ka qenë prokurori i përgjithshëm amerikan që nisi hetimet, por gjithashtu edhe agjenci të ndryshme ishin duke punuar mbi akuzat që hidheshin ndaj presidentit Trump dhe ndihmësve të tij.

Një ndër akuzat që ka bërë Daçenko në drejtim të Trumpit ka qenë se rusët kanë material kompromentues të presidentit me femra të ndryshme. Trumpi i ka mohuar këto akuza.

Me anë të një aktakuze prej 39 faqesh , prokurori i posaçëm, John H. Durham, ngriti pesë akuza për Danchenkon këtë të enjte.

Për autoritetet amerikane ai ka dhënë deklarata të rreme për FBI-në në lidhje me burimet e tij për pretendime të caktuara në dosje.

Republikanët kanë akuzuar shpeshherë se dosja u krijua nga pjesëtarë të fushatës së Klintonit për ta ndihmuar atë të zgjidhej përball Trumpit.

Ish-spiuni britanik Christopher Steele, i cili ishte edhe autori kryesor i saj, kishte si burim kryesor një shtetas rus me bazë në SHBA, Danchenko, i cili punonte në Institutin Brookings, një think tank i rëndësishëm amerikan./albeu.com/