Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ngjarjen e rëndë në Teksas të SHBA-ve, ku një 18-vjeçar sulmoi një shkollë fillore dhe humbën jetën 18 nxënës dhe dy mësues.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha iu shpreh ngushëllimet familjarëve dhe uron që autori të marrë ndëshkimin më të rëndë.
Mesazhi i plotë nga Berisha:
Masakra ne nje shkolle trondit Teksasin dhe SHBA!
Te dashur miq, nje vrases ka ekzekutuar ne nje shkolle fillore ne Uvalde, Teksas 19 nxenes dhe dy mesues dhe ka plagosur 16 femije te tjere.
Autori i ketij krimi horror qe keputi jeten 19 nxenesve dhe dy mesuesve dhe plagosi 16 nxenes te tjere kishte paralajmeruar masakren çaste para se ta kryenta ate.
Denoj me force kete krim te shemtuar, infanticid dhe uroj qe autori te marre ndeshkimin me te rende ligjor si dhe shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjeve te viktimave dhe autoriteteve zyrtare dhe lutem qe femijet e plagosur te sherohen sa me shpejt./albeu.com