Martohet Princesha e Belgjikës, 34-vjeçarja vesh dy fustane, zgjedh firmën Gucci (FOTO LAJM)

Princesha Maria Laura e Belgjikës është martuar me William Isvy në Bruksel.

Fillimisht u mbajt një ceremoni civile në Bashkinë e Brukselit, e ndjekur nga një ceremoni fetare në Katedralen e Shën Michael dhe Shën Gudula. Mes të ftuarve në dasmën e Maria Laura dhe dhëndrit, ishte babai i nuses Princi Lorenz dhe nëna, Princesha Astrid. Princesha Astrid është vajza e Albertit II, i cili ishte monarku në fuqi i vendit nga 1993 deri në 2013.

Të pranishëm në festime ishin edhe gjyshërit e nuses, mbreti Albert dhe mbretëresha Paola.

Princesha Maria Laura kishte veshur një fustan mini Gucci, dhe për ceremoninë më të madhe në Katedrale, ajo kishte veshur një fustan të personalizuar Vivienne Westwood.

People.com