Kriza energjitike, Kulla Eifel rrezikon të jetë nën errësirë

Kulla Eifel do të fiken më herët për shkak të krizës energjetike.

Bashkia e Parisit pritet të propozojë këtë javë që monumenti, i cili është ndër më të vizituarit në botë, të errësohet më shumë se një orë më herët se zakonisht, pasi Europa po përballet me kosto spirale të energjisë, të rënduara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Bashkia e qytetit pritet të propozojë që kulla të errësohet në orën 23:45 kur të largohen vizitorët e fundit, që do të thotë se ajo nuk do të vezullojë më në mesnatë.

Jean-François Martins, kreu i menaxhimit të kullës, tha: “Është një gjest shumë simbolik, pjesë e ndërgjegjësimit në rritje rreth maturisë së energjisë.”

Ndriçimi gjatë natës i monumentit përbën 4% të konsumit vjetor të energjisë. Kulla, e cila u përfundua në vitin 1889, është rikthyer në numrin e vizitorëve para Covid-it në më shumë se 20,000 në ditë./albeu.com

Shtuar 11.09.2022 14:20