Burime konfirmojnë se për vrasjen në Kolanec të 26-vjeçarit Martin Çeço, në 18 qershor të këtij viti, është arrestuar edhe një shtetase tjetër.
Bëhet fjalë për Martina Pajollarin, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martinit. Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Martin Çeço u gjet në rezervuar, në fshatin Kolanec. I riu rezultonte i zhdukur dhe u denocua në polici nga familjarët. Gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit. Ai u transportua në morgun e spitalit të Korçës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas hetimeve autorët i kanë marrë jetën të riut duke e mbytur dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar.
Shkaku i vrasjes
Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një vajzë, me të cilën 26-vjeçari kishte lidhje. Sipas burimeve vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.
Burime bëjnë me dije se 26-vjecari kishte njohje me një vajze me të cilën komunikonte vazhdimisht. Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë.
Në kushte të tilla sipas të njëjtave burime autorët, bisedën mes të rinjve ia kanë bërë të ditur dhe babait të viktimës, por duket se as presioni i babait se ka ndaluar 26-vjeçarin të ndërpriste bisedën me vajzën. Ajo çfarë dihet është se djali nuk kishte mbaruar as shkollën 9 vjeçare, madje nuk dinte as të shkruante as të lexonte. Sipas banorëve viktima nuk lëvizte nga fshati i tij. Ai merrej vetëm me prerje të lëndës drusore bashkë me babain. Ka qenë motra e 26-vjeçarit, e cila jeton në kryeqytet ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit.
Njoftim policie
Shkon në 4 numri i të ndaluarve në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç.
Vihet në pranga 18-vjeçarja, e dyshuar si e implikuar në vrasjen e 26-vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familjes, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, bënë ndalimin e shtetases M. P., 18 vjeçe, banuese në fshatin Marjan, Korçë.
Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës Parë Korçë me vendimin e datës 14.10.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si e implikuar në ngjarjen e lartpërmendur, për të cilën strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë ndaluar më parë shtetasit B. A; V. M. dhe E. M.
Vijon puna për dokumentimim me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com